Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Në postimin e tij në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid02XAJosSBVo6s42WMcu4wtWUHQe84Wfd6eZRVSoSWnphPzKoiUJLZxW9tRByuizfxNl&show_text=true&width=500“>Facebook, ai theksoi se Jabllanica e Gjakovës i dha luftës luftëtarë të zotë dhe me ideale të mëdha, të cilët ndikuan në rrjedhën e shumë betejave për liri.
“Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare luftëtarë të zotë, burra me ideale të mëdha, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave për liri. Njëri ndër ta ishte bashkëluftëtari Sadri Zeneli, të cilin sot e përkujtojmë në 27-vjetorin e përjetësimit të tij. Sadriu ishte më shumë se një luftëtar. Ishte mësues, prijës popullor dhe nismëtar i hershëm i rezistencës kundër armikut.
“Në këtë përvjetor kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët: Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha, të cilët me heroizmin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, shkroi i pari i AAK-së./Klankosova.tv


