Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj për Kurtin: Këtij edhe 100% e votave jepja prapë s’ka ndryshim...

Haradinaj për Kurtin: Këtij edhe 100% e votave jepja prapë s’ka ndryshim (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosovës ka folur për temat aktuale politike dhe zhvillimet e tjera.

Ai pati kritika të ashpra për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj deklaroi se edhe 100% e votave po t’ia japësh Kurtit prapë s’do të ketë ndonjë ndryshim në vendin tonë.

“Po e bëjmë mbret, po e bëjmë diktator, po e bëjmë çka të duash, kjo qasje nuk të ecë përpara e as kah zhvillimi i proceseve”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së pati një apel për qytetarët.

“Nuk ja kanë më borxh. Ja kanë dhënë disa herë shumicën këtij njeriu, nuk po na çon përpara”, shtoi ai në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT