Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit

Haradinaj: Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të patriotit Liman Aziz Kryeziu.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se i ndjeri u martirizua në qelitë e errëta të burgut të Nishit.

“Me zbulimin e pllakës përkujtimore në Bubavec dhe akademinë përkujtimore në Malishevë, ruajmë gjallë kujtimin e patriotit Liman Aziz Kryeziu i cili u martirizua në qelitë e errëta të burgut të Nishit”.

“Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit tonë përballë shtypjes sistematike jugosllave. Flijimi i tij në vitin 1947 na kujton se rruga drejt lirisë është shtruar me sakrifica të mëdha”, ka thënë Haradianaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT