Monday, April 27, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Kemi pasur komunikim indirekt edhe me Vjosa Osmanin (VIDEO)

Haradinaj: Kemi pasur komunikim indirekt edhe me Vjosa Osmanin (VIDEO)

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Ai në Klan Kosova deklaroi se ka pasur komunikim indirekt me ish-presidenten Vjosa Osmani, rreth kësaj teme.

“Qëllimi i AAK-së ka qenë shmangia e zgjedhjeve. E kemi ofertuar edhe kur kemi pasur kandidaturën e z. Ramush Haradinaj për president dhe kemi thënë se në rast se do të vie një emër konsensual do të heqim dorë dhe do t’i japim përkrahje”, u shpreh Haradinaj.

“Njëjtë edhe përfaqësuesin e familjes Jashari. E kemi thënë që kjo do ta ndërronte lojën, ku ne jo vetëm që do t’ia bënim kuorumin por edhe do ta votonim”, theksoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT