Monday, August 10, 2026
spot_img
HomeLajmeHapet për qarkullim segmenti i 2-të i rrugës “Ilir Konushevci” (VIDEO)

Hapet për qarkullim segmenti i 2-të i rrugës “Ilir Konushevci” (VIDEO)

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci”, segmenti 2, pranë objektit të Komunës së Prishtinës, ndërsa rruga tashmë është hapur për qarkullim.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ekipet e Kryeqytetit kanë punuar gjatë gjithë natës për përfundimin e punimeve, përfshirë asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka njoftuar se rruga është përfunduar dhe është e gatshme për qarkullim.

“Mirëmëngjesi Prishtinë. Rruga është e hapur për qarkullim. Derisa qyteti ishte n’gjumë, ekipet e Kryeqytetit punuan pa ndal. Gjatë gjithë natës u punua në asfaltim dhe sinjalistikë, që sot në mëngjes rruga të jetë e përfunduar dhe e gatshme për qarkullim”, ka shkruar Rama transmeton Klankosova.tv.

Ai ka shprehur mirënjohje për ekipet në terren për punën e tyre, duke e cilësuar angazhimin e tyre si shembull të përkushtimit për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të qarkullimit në kryeqytet.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT