Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa gjatë vikendit në Qendrën Emergjente janë trajtuar edhe raste të lëndimeve nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta.
Sipas njoftimit të QKUK-së, gjatë vikendit të fundit në Qendrën Emergjente janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente.
Nga rastet e regjistruara, dy persona janë lënduar nga armët e zjarrit, ndërsa një tjetër është raportuar i lënduar nga arma e ftohtë.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 1 rast nga armët e ftohta, 3 raste të intoksikimeve (helmime), 8 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 53 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së transmeton Klankosova.tv.
Në Reanimim janë trajtuar 202 pacientë, ndërsa në Emergjencën Internistike janë pranuar 280 pacientë. Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 192 pacientë, kurse në atë Ortopedike 194.
Ndërkohë, 61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.
QKUK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të institucionit.
“Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes (exitus)”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Përveç rasteve të dhunës dhe aksidenteve, gjatë vikendit janë regjistruar edhe tri raste të intoksikimit, ndërsa tetë persona kanë kërkuar trajtim pas përleshjeve fizike. Numri i personave të lënduar në aksidente trafiku ka arritur në 53.


