Monday, August 10, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Kanosje ndaj ish-gruas te “Dukagjini Residence” – Policia kap të...

Ekskluzive | Kanosje ndaj ish-gruas te “Dukagjini Residence” – Policia kap të dyshuarin pas tri dite, dërgohet në Qendrën e Ndalimit

Një rast i dhunës në familje dhe kanosjes është regjistruar në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, ndërsa i dyshuari është kapur nga Policia tri ditë pas raportimit të rastit.

Sinjali mëson se i dyshuari është I. Z. rreth 32-vjeç, ndërsa rastin në Polici e ka raportuar ish-bashkëshortja e tij, B.R. rreth 27 vjeç.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti ka ndodhur më 6 gusht, në zonën e “Dukagjini Residence” në Prishtinë, ku Z. dyshohet se e ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Rasti është denoncuar në Stacionin Policor dhe është trajtuar në kuadër të rasteve të dhunës në familje.

I dyshuari nuk ishte siguruar menjëherë nga Policia, ndërsa më 9 gusht është arritur të lokalizohet dhe të sigurohet prezenca e tij.

Pas intervistimit lidhur me dyshimet për kanosje, I. Z. është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ku i është caktuar ndalimi për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT