Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizHamza viziton OVL-në e UÇK-së, i ofron mbështetje kryetarit Gucati

Hamza viziton OVL-në e UÇK-së, i ofron mbështetje kryetarit Gucati

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Këtë vizitë, Hamza e bëri për t’i uruar për zgjedhjet e tyre si dhe për t’i ofruar mbështetjen e nevojshme kryetarit të zgjedhur, Hysni Gucatit, transmeton Klankosova.tv.

“Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT