Kreu i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar për media pak para nisjes së takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.
I pyetur se cilën datë PDK e preferon për zgjedhje, Hamza tha se nuk ka një të tillë, transmeton Klankosova.tv.
“Cilëndo brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai, shkruan EO.
Ai po ashtu deklaroi se do ta respektojnë cilëndo datë, e cila do të jetë brenda afateve kushtetuese


