Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza pas takimit me Kurtin: Ka mundësi për marrëveshje nëse procedohet Ligji

Hamza pas takimit me Kurtin: Ka mundësi për marrëveshje nëse procedohet Ligji

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se bisedimet mes palëve kanë përfunduar, ndërsa mbeten edhe disa ditë për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje.

Hamza bëri të ditur se kërkesa e PDK-së është që ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës të miratohet në dy lexime dhe të marrë aprovimin përfundimtar.

Ai tha se pas miratimit të ligjit, PDK-ja është e gatshme që në të njëjtën ditë të diskutojë për çështjen e Presidentit dhe të japë votat për zgjedhjen e tij.

“Bisedat i kemi përfundu. Kemi edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, deklaroi Hamza para mediave.

Takimi mes Kurtit dhe Hamzës zgjati më shumë se dy orë dhe u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e Presidentit dhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT