Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte ka qenë në Shalë të Lipjanit, ku është shprehur se fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se po ecin me hapa të sigurt drejt 9 shkurtit, siç tha ai, për ta bërë Kosovën me një qeveri të re e të përgjegjshme,
“Shpresë, shumë shpresë edhe te banorët e Shalës së Lipjanit. Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës”.
“Me besimin e qytetarëve dhe angazhimin tonë, ne po ecim me hapa të sigurt drejt 9 shkurtit për ta bërë Kosovën me një qeveri të re, qeveri të përgjegjshme, e cila do të punojë me nder e dinjitet. Vendosni për Kosovën e shpresës. Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë”, ka shkruar Hamza.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


