Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza: Le të bashkohemi kundër padrejtësisë

Hamza: Le të bashkohemi kundër padrejtësisë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë një video me të cilën ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00.

“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT