Hamasi ka thënë se është i përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës me Izraelin dhe do të vazhdojë të lirojë pengjet siç ishte planifikuar, duke rritur shpresat se rifillimi i luftës mund të shmanget.
Pas bisedimeve në Kajro, grupi i armatosur palestinez tha se ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari kishin konfirmuar se do të “heqnin pengesat”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Nuk pati asnjë përgjigje nga Izraeli. Por raportet egjiptiane dhe të Katarit thanë gjithashtu se ndërmjetësit kishin kapërcyer boshllëqet midis dy palëve dhe të dyja ishin të përkushtuara për të vazhduar zbatimin.
Të martën, Izraeli tha se armëpushimi do të përfundonte nëse Hamasi nuk kthente pengjet deri të shtunën. Hamasi kishte thënë më herët se po shtynte lëshimet për ato që pretendonte se ishin shkelje izraelite.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


