Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeLajmeHajra: Duhet të ndodhë një kryengritje politike në Kosovë, së cilës duhet...

Hajra: Duhet të ndodhë një kryengritje politike në Kosovë, së cilës duhet t’i prijë LDK-ja (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Naim Hajra sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se duhet të ndodhë një kryengritje politike në Kosovë.

Ai gjithashtu deklaroi se kësaj kryengritjeje duhet t’i prijë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Hajra tha se me Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhikun dhe të tjerët, sipas tij, kjo kryengritje po bëhet një fakt.

“Ajo që na përbashkon të gjithë neve, që kemi qenë, kemi rrugëtuar bashkë në një periudhë ose në një periudhë tjetër brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, është momentumi në të cilin ne ndodhemi dhe mendojmë se aktualisht duhet të ndodhë një kryengritje politike në Kosovë”.

“Kryengritje të cilës do të duhej t’i prijë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe e cila ka vendosur që t’i prijë kësaj kryengritjeje. Besoj që në krye me Vjosën dhe Lumirin dhe të gjithë të tjerët, kjo kryengritje po bëhet një fakt real”, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT