Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vuçë të Leposaviqit, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë sende me vlerë.
Ngjarja është raportuar më 16 prill rreth orës 16:00.
Siç mëson Sinjali, ankuesja V. P 1964) ka njoftuar policinë pasi ishte informuar nga fqinja përmes vajzës së saj se dera e shtëpisë ishte e hapur.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se dera hyrëse ishte thyer me forcë, ndërsa më pas ishte hapur edhe dera e bodrumit.
Brenda shtëpisë, gjithçka ishte e shpërndarë, ndërsa mungonte një medalje ari për punë, e cila i përkiste babait të ndjerë të ankueses.
Në bodrum janë gjetur edhe disa shkopinj peshkimi që nuk janë në pronësi të familjes, për të cilat dyshohet se janë lënë nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjes.
Ankuesja ka deklaruar se nuk dyshon ndaj askujt.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa autorët mbeten ende të panjohur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


