Qendra multifunksionale në Mitrovicë, e cila u dëmtua rëndë nga përmbytjet e janarit 2023, ende nuk është bërë funksionale, pavarësisht premtimeve të bëra nga Ministrja Rozeta Hajdari gjatë një vizite në terren pas katastrofës.
Përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha në pishinën gjysmëolimpike, sallën e basketbollit dhe hapësira të tjera që shfrytëzoheshin nga shumë ekipe sportive, përfshirë ato të notit, njofton Klankosova.tv.
Gjatë përmbytjeve, uji dhe balta përfshinë qendrën, duke shkatërruar pajisjet sportive dhe duke e bërë të pamundur përdorimin e saj.
Ministrja Hajdari pati deklaruar se qendra do të bëhej funksionale “për një kohë shumë të shkurtër”, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë investim për riparimin e saj, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni kroniken e plotë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


