Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeGruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se moskonstituimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës përbën shkelje të rendit kushtetues të vendit.

Gruda në një prononcim për media tha se vendi është në një situatë të jashtëzakonshme dhe anarki të plotë, transmeton klankosova.tv.

“Jemi në një situatë të jashtëzakonshme si shoqëri dhe duhet të gjejmë një zgjidhje për me dalë prej kësaj situate… Kjo është një situatë e paprecedentë, shkelje e qëllmishme, është anarki e plotë, është përmbysje e komplet rendit kushtetues të Kosovës. Sot po përmbyset rendi kushtetues nëse Kuvendi s’konstituohet dhe kjo po bëhet me qëllim”, tha ai.

Kujtojmë se deputetët e grupit parlamentar të PDK-së po mbajnë mbledhje në Kuvendin e Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT