Qumështorja “Vita” ka prezantuar disa analiza të cilat, sipas kompanisë, janë marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa rezultatet e paraqitura prej saj tregojnë se qumështi është i pastër.
Kjo deklaratë e kompanisë vjen pas publikimit të gjetjeve nga AUV-ja dhe Ministria e Bujqësisë, të cilat ditë më parë njoftuan për rezultatet e një inspektimi në nivel vendi. Sipas këtyre gjetjeve, qumështi i kësaj kompanie kishte rezultuar me vaj palme të padeklaruar.
Megjithatë, kompania ka mohuar këto gjetje, duke prezantuar ato që i ka cilësuar si rezultate zyrtare të analizave.
“Pas 36 ditësh, Qumështorja Vita i merr zyrtarisht rezultatet e analizave nga AUV’i. Sipas këtyre analizave del që qumështi Vita është i pastër me 100% qumësht. Nuk ka as pluhur, e as vaj palme (vajra bimore)”, thuhet në reagimin e kompanisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


