Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeMungesa e barnave: AKPMM nuk ka banderola për ilaçe (VIDEO)

Mungesa e barnave: AKPMM nuk ka banderola për ilaçe (VIDEO)

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), tash e sa ditë nuk ka banderola për barna.

Kjo ka bërë që importuesve vendorë, stoku i ilaçeve t’iu mbesë nëpër depo, derisa nëse kjo situatë vazhdon tutje mund të ketë edhe mungesa të disa barnave në treg, raporton Klan Kosova.

Importuesit shtojnë se nëse mungesa e banderolava vazhdon ditëve në vijim, edhe mungesa e barnave do të jetë dukshëm më e madhe.

Televizioni ka dy ditë që ka dërguar pyetje në AKPPM dhe MSh për të mësuar saktë arsyen e këtyre vonesave, çështje tenderi apo të ngjashme, por pa asnjë përgjigje nga ana e tyre.

Kronika më poshtë sjellë detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT