Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajme“Greqia do ta njihte Kosovën po të mos refuzohej gazi amerikan”, thotë...

“Greqia do ta njihte Kosovën po të mos refuzohej gazi amerikan”, thotë Hoxhaj

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli lidhur me çështjen e gazit amerikan.

Ai deklaroi se Kosova humbi një mundësi të rëndësishme ekonomike dhe politike pas refuzimit të projektit të këtij gazi nga ana e qeverisë.

Sipas Hoxhajt, projekti nuk do të sillte vetëm përfitime ekonomike për vendin, por edhe njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë.

Kandidati për deputet u shpreh se çështja e kësaj njohjeje ka qenë në tavolinë.

“Z.Kurti i tha “jo” gazit amerikan në vitin 2021/2022 i cili do të kishte jo vetëm përfitime ekonomike për Kosovën, por do të kishte edhe një përfitim politik, Greqia do ta njihte Kosovën. Në tavolinë ka qenë njohja e Kosovës nga ana e Greqisë”, tha ai./Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT