Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeGraçanicë: Arrestohen pesë serbë nën dyshimin për cenim të vullnetit të votuesve

Graçanicë: Arrestohen pesë serbë nën dyshimin për cenim të vullnetit të votuesve

Pesë persona janë ndaluar nga autoritetet kosovare nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, hetimet janë iniciuar pas raportimeve për dyshime mbi kërcënime ndaj votuesve në këtë komunë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, ndërsa ndaj tyre janë siguruar prova dhe deklarata që lidhen me rastin.

Autoritetet kanë theksuar se po ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e të drejtës së votës së lirë në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT