Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Napoli, në zonën Arenella, ku disa persona të maskuar kanë hyrë në një degë të bankës “Credit Agricole” dhe kanë marrë peng rreth 25 persona, përfshirë punonjës dhe klientë.
Forcat e rendit rrethuan menjëherë zonën dhe nisën negociatat me autorët. Pas disa orësh tensioni, të gjithë pengjet u liruan pa pasoja të rënda.
Autorët e dyshuar arritën të largohen nga vendngjarja dhe aktualisht janë në kërkim nga policia italiane, ndërsa hetimet për identifikimin e tyre po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


