Protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë mbledhur qindra protestues.
Në mesin e pjesëmarrësve shihet edhe djali i Hashim Thaçit, Endriti, ku krahë tij shihet duke qëndruar këngëtari Ledri Vula.
Protesta po zhvillohet me thirrje në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Në fillim të protestës është shpalosur edhe një flamur gjigant kombëtar me stemën e UÇK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


