Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeGoditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Një person është goditur nga vetura këtë të martë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për Kryeqytet, Enis Pllana.

Ai tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT