Gjykatësja e Speciales, Mappie Veldt- Foglia, në rastin e akuzuarve Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, ka folur se çfarë do të ndodh në seancën e sotme të diskutimit për marrëveshjet e pranimit të fajësisë.
Ajo ka thënë se sot do të trajtohen vetëm marrëveshjet e pranimit të fajësisë për Shalën dhe Bahtijarin, pasi sipas saj, i janë përgjigjur kërkesave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Kurse, sipas saj, mbrojtja e Januzit është vonuar dhe nuk kishte pasë përgjigje, në kërkesën e ZPS-së që mbrojtja të dorëzojë parashtrimet lidhur me çështje që kanë të bëjnë me dënimin
“Gjatë pjesës së parë të seancës trupi gjykues do të trajtojë çështje të gjitha në interes për të akuzuarit dhe pastaj të nxjerrë një numër të caktuar urdhërash mbrojtës. Pas kësaj do të mbahen dy seanca të ndara për të diskutuar marrëveshjet e fajësisë Z.Shala dhe Z.Bahtijari”, ka thënë Veldt- Foglia.
“Përkatësisht me ZPS-në për të ecur sa më shumë që është e mundur me këtë procedurë. Gjatë dy seanca do t’i pyes do t’iu kërkojë të konfirmojnë nëse mbrojtësit tyre kanë diskutuar me Z.Shala dhe Z.Januzi, kushtet e marrëveshjes së pranimit të fajësimit”, ka thënë Veldt- Foglia. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


