Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeShowbizGjykata në Ferizaj dënon me 12 vite burg një person për tentim...

Gjykata në Ferizaj dënon me 12 vite burg një person për tentim vrasje të rëndë

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.I., për shkak të veprën penale ‘vrasja e rëndë në tentativë’.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva – Daci – kryetare e trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pranimit të fajësisë, të pandehurin F.I., e shpalli fajtor për veprën penale në vazhdim vrasja e rëndë në tentativë.


Siç thuhet në njoftim të njëjtit i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 12 vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT