Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeGjuha e parafushatës: Denigrime në vend të programeve (VIDEO)

Gjuha e parafushatës: Denigrime në vend të programeve (VIDEO)

Fushata s’ka nis ende zyrtarisht, por partitë politike kanë nisur gjahun për vota.

Bile, në këtë parakampanjë zgjedhore, subjektet cak po e kanë njëra -tjetrën për të fyer e akuzuar për punë që s’i bënë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, që në ditën që mori ‘aminin’ e partisë që të garojë si kryeministër, nisi thumbimet për kundërshtarët, duke iu dhënë edhe epitete.

Gjuhë fyese, në vend se të tregojnë planin në prag të zgjedhjeve, po përdorin edhe disa parti tjera, përfshirë edhe Partinë Socialdemokrate, që po e synon opozitën pas votimeve të 7 qershorit.

Krejt kjo rrezikon të ashpërsohet kur të nisë zyrtarisht 10 ditëshi parazgjedhor.

Në zgjedhjet e kaluara, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i kishte dënuar partitë politike për gjuhën nxitëse dhe urryese, gjatë fushatës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT