Analistja Magbule Shkodra ka bërë një ndarje të qartë mes figurës së Jusuf Gërvallës dhe veprimeve të ministres Donika Gërvalla.
“Lavdi e përjetshme për punën dhe veprën e Jusuf Gërvallës, dhe aty përfundon”.
Donika Gërvalla është vetëm e bija biologjike e tij, dhe jam e bindur se, sikur ai të ishte gjallë, do të turpërohej nga fjalët dhe fjalimet e saj deri më sot”, tha Shkodra në studion e “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ajo theksoi se, pavarësisht respektit të madh për trashëgiminë e Jusuf Gërvallës, puna e ministres nuk mund të amnistohet.
“Ne do ta respektojmë në piedestal veprën e Jusuf Gërvallës, por nuk do të falim punën shumë të keqe që po bën e bija e tij”, shtoi Shkodra./Klankosova.tv.
Ndiqni deklaratat e plota, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


