Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeGjobitet me 200 euro dhe ndalohet për 3 muaj, shoferi i kamionit...

Gjobitet me 200 euro dhe ndalohet për 3 muaj, shoferi i kamionit rrezikoi trafikun në Malishevë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka ndërmarrë masa ndaj një drejtuesi kamioni për shkelje të rrezikshme të rregullave të trafikut.

Rasti është evidentuar më 10 shtator 2026 në fshatin Tërpezë të Malishevës, përmes automjetit inteligjent. Sipas Policisë, drejtuesi i kamionit ka kryer tejkalim në një zonë ku kjo manovër është e ndaluar, duke tejkaluar një kolonë prej tri automjetesh dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.

Për këtë shkelje, drejtuesit i është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative, si dhe masë mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe dispozitat ligjore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT