Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeGjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturën në hapsirë...

Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturën në hapsirë të gjelbëruar

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara.

Sipas njoftimit, është shqiptuar një gjobë për parkim të automjetit në një hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve.

“Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm. Nuk do të ketë tolerim për shkelësit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT