Gazetari Valdrin Daci sot në “Ora 7” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ndodhi dje në Pejë, ku një vajzë është therur me thikë nga shoku i klasës, në shkollën “8 Marsi” në Pejë.
Daci ka bërë të ditur se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, vajza ka qenë e ulur në bankë, derisa tha se ka kontaktuar edhe me babanë e saj, i cili ka dhënë disa detaje, njofton Klankosova.tv.
“Ne kemi kontaktuar edhe me prindin e vajzës, që ka thënë se e tëra ka ndodhur sipas tij, gjithçka si për hajgare. Në kohën kur ka ndodhur akti, ajo ka qenë e ulur në bankën e saj, ku me të prekur me thikë, e ka parë se po i del gjak dhe i drejtuar drejtoreshës së shkollës e cila menjëherë e ka lajmëruar policinë, ndërsa vajza është dërguar në Emergjencë”.
“Kemi kuptuar se gjendja e vajzës është më e mirë, mirëpo është nën përcjellje dhe kujdes shëndetësor, prindi ka thënë se rastin do t’ia lënë drejtësisë”, u shpreh tutje Daci.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


