Irani ka deklaruar se është i gatshëm t’u përgjigjet kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike të transportit detar në botë.
Reagimi i Teheranit vjen pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për shoqërimin e anijeve në këtë zonë nga forcat amerikane.
Zyrtarët iranianë kanë theksuar se do të mbrojnë interesat e tyre dhe kanë paralajmëruar se çdo prani ushtarake e huaj në ngushticë mund të përballet me kundërpërgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


