Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeRefuzohet kërkesa e Ilir Metës, nuk pranohet as garancia prej 50 mijë...

Refuzohet kërkesa e Ilir Metës, nuk pranohet as garancia prej 50 mijë euro për lirim

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, duke mos pranuar as garancinë pasurore prej 50 mijë eurosh.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Saida Dollani, ndërsa paralelisht në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të shqyrtohet një tjetër kërkesë për lirimin e tij nga qelia.

Ilir Meta po hetohet për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë, në kuadër të dosjes CEZ/DIA dhe çështjes së lobimit në Shtetet e Bashkuara.

Ai ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit 2024, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë në dosje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT