Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vjedhje të rënda dhe raste të tjera të ngjashme.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, operacioni është realizuar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale pas një hetimi disa mujor dhe veprimeve intensive hetimore, ku janë siguruar prova për përfshirjen e të dyshuarve në së paku një rast të “vjedhjes së rëndë”.
Gjatë operacionit janë realizuar kontrolle në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë tri automjete që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale, si dhe telefona celularë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, të gjashtë personave u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përfshirjes së mundshme në vepra të tjera penale po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


