Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e ka cilësuar vizitën e tij në Budapest si një mundësi për të rivendosur marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Hungarisë.
Kjo është vizita e parë e një ministri të Jashtëm gjerman në Budapest pas gati shtatë vitesh. Wadephul tha se ndryshimi politik në Hungari krijon mundësi për një “fillim të ri” dhe për rikthimin e marrëdhënieve mbi bazën e besimit dhe besueshmërisë së ndërsjellë.
Gjermania ka përshëndetur ndryshimin politik në Hungari, pas përfundimit të sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbanit. Në krye të qeverisë hungareze këtë vit erdhi Peter Magyar.
“Ka shumë punë për të bërë, por ndryshimi politik në Hungari ofron një mundësi për të rivendosur me shpejtësi marrëdhëniet tona në një themel besimi dhe besueshmërie të ndërsjellë”, tha Wadephul.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


