Në lagjen Kodra e Trimave gjendja është rënduar nga mungesa e grumbullimit të mbeturinave.
Qytetarët e kësaj lagje kanë dërguar ankesa në redaksinë e KlanKosova.tv, teksa kanë potencuar se mbeturinat nuk janë grumbulluar tash e 3 javë, raporton KlanKosova.tv.
Sipas tyre gjendja në këtë lagje është serioze duke u paraqitur rrezik për higjenën dhe shëndetin publik për banorët./KlanKosova.tv.


