Në maj të këtij viti, një delegacion zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, pritet ta vizitojë Luginën e Preshevës.
Për këtë ngjarje, në Info Magazine në Klan Kosova ka folur aktivisti i shoqatës “Shqiptarët për Amerikën”, Gino Mulliqi, i cili theksoi se vizita do të jetë historike.
“Kosova dhe çështja e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, gjithmonë ka qenë bashkë-partiake. Vizita është historike, jo vetëm që një kongresist po punon shumë për avancimin e Kosovës në NATO, që do të thotë siguri në Ballkanin Perëndimor, ndoshta dhe një paraqitje që forcat ruso-kinezo-iraniane nuk do të kenë akses kurrë në territorin e Kosovës dhe nuk do të ketë më trazira në Ballkanin Perëndimor me futjen e Kosovës në NATO”, shtoi Mulliqi, raporton Klankosova.tv.
Për më tepër, ai shtoi se shqetësimi i ngritur nga Self për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, do të potencohet gjatë vizitës së tij.
Mulliqi tha se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë është një prej shqetësimeve më të mëdha, dhe se shqiptarët e kësaj pjese nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa të drejtat bazike jetësore.
“Kjo vizitë, jo vetëm që do të jetë vetëm bisedë, por edhe ecje përpara”, u shpreh ai.
Ndiqeni bisedën e tij në vijim:


