Politikani Gino Mulliqi nga Teksasi në “Edicionin Special”, ka folur për ngjarjet kryesore në sferën globale, më saktë takimin mes SHBA-ve dhe Rusisë.
“Mendoj që është një hap pozitiv, ka qenë edhe i parlajmëruar nga Trump që do të punojë intensivisht për ndaljen e luftës Rusi – Ukrainë, mendoj që premtimi vetëm sa ka filluar të zbatohet. Gjeopolitika botërore po merr kahjen atë që duhej edhe që nuk e kishte 4 vitet e fundit që SHBA-të të jenë në rolet primare në negociatat Rusi – Ukrainë dhe poashtu në të gjithë botën”, tha Mulliqi, transmeton Klankosova.tv
Ai tutje, theksoi se Amerika e ka marrë seriozisht çështjen e luftës Rusi – Ukrainë dhe se nuk do të ndalen derisa të bëhet zgjidhja.
“Nuk mund ta them që do të ndodh në shkurt, por do të ndodh shumë shpejtë, vetëm sa ka filluar një punë intensive. Ndalja e humbjes së jetëve, ndalja e zhvillimit ekonomik në të dyja vendet, mendoj që Amerika e ka marrë këtë pune seriozisht dhe nuk do të ndalet deri të bëhet zgjidhja.
Ndër të tjerash ai tha:“Diplomacia amerikane do të ndryshojë në këto katër vitet e ardhshme, do të kryej punë dhe do të fletë më vonë. SHBA ka investu një shumë jo vetëm materiale ekonomike, por edhe kohën e tyre, nuk mendoj që do të bëjnë një marrëveshje që do të jetë në favor të Rusisë”, tha ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


