Një 25-vjeçar ka përfunduar në burg në Prishtinë pasi nuk kishte paguar gjobën e shqiptuar për rast narkotikësh, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Euron Zeqirin 25 vjeç, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest aktiv.
Sipas informatave, arrestimi është kryer më 14 maj 2026 rreth orës 17:30 në rrugën “Xhem Ternaci” në Prishtinë nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor “Veriu”.
Sinjali mëson se ndaj tij kishte ekzistuar urdhër-arrest për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas autoriteteve, ai ishte dënuar me 1500 euro gjobë, por për shkak të mospagesës, dënimi i ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


