Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, raporton Klankosova.tv.
Ndalimi i Sveçlës u bë pasi ai gjatë ditës së sotme, pas kalimit të buxhetit në Kuvendin Komunal në kryeqytet, ka dëmtuar pajisjet e këtij institucioni, më saktësisht shkuli komplet një mikrofon nga pjesa ku ulen zyrtarët e lartë të pushtetit lokal në Prishtinë.
Sveçla pas këtij veprimi u ftua për intervistim nga ana e organeve të rendit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


