Gazetari Ardian Gaxherri ka deklaruar se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka qenë më e dobëta për këtë popull.
Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se qytetarët janë të ngopur me premtime dhe zotime nga të gjitha palët politike.
“Gënjeshtra, premtime dhe zotime jemi mbushur deri në fyt nga të gjitha palët, dhe të gjitha palët kanë pasur mundësinë me tregu veten në qeverisje, por qeverisja më e dobët për ne si popull, fatkeqësisht ka dalë e zotit Kurti, pavarësisht se ka pasur fuqinë më të madhe politike”, tha Gaxherri./Klankosova.tv
Ndiqni deklarimin e plotë:


