Deputeti i zgjedhur i LDK-së Arben Gashi, ka thënë për Klan Kosovën se vendimi i sotëm i LDK-së i jep drejtim Kosovës.
“LDK-ja vendos për vetën dhe vendos se çfarë ofertë i jep Kosovës. Vendimi i sotëm i LDK-së i jep drejtim Kosovës. Çfarëdo që të jetë vendimi, LDK-ja do të jetë pjesë e bisedimeve për konsolidimin e institucioneve të Kosovës dhe garantimin e funksionimit demokratik”, tha Gashi për Klan Kosovën.


