Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar Kursin e Avancuar për Snajper, në kuadër të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të pjesëtarëve të saj.
Sipas FSK-së, kursi ka pasur fokus aftësimin e pjesëtarëve për realizimin e detyrave të vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe vlerësuar në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë planifikimin dhe organizimin e misioneve, kalkulimin dhe realizimin e qitjeve, përdorimin e sistemeve të precizionit SIG Sauer, si dhe aftësitë fushore, kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen.
“Përmes trajnimeve të avancuara, FSK vazhdon të investojë në rritjen e profesionalizmit, disiplinës dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj, në funksion të përmbushjes së misionit dhe standardeve të kërkuara profesionale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


