Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeLajmeFSK stërvitje në Badoc dhe Mramor, Komuna e Prishtinës bën thirrje për...

FSK stërvitje në Badoc dhe Mramor, Komuna e Prishtinës bën thirrje për mirëkuptim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës  më 21-22 dhe 28 maj 2026 do të zhvillojë stërvitje fushore në zonën e Liqenit të Badocit dhe përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor.

Gjatë këtyre ushtrimeve do të ketë lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së, si dhe përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.

“Gjatë zhvillimit të ushtrimeve mund të ketë: * lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së; * përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të mos shqetësohen nga aktivitetet e lartëcekura, pasi bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara nga institucionet përgjegjëse të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se aktivitetet janë të planifikuara dhe të kontrolluara. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT