Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeFSK publikon pamje nga kërkimet ku u gjet trupi i pajetë i...

FSK publikon pamje nga kërkimet ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçares në Lumbardh

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamje nga aksioni i kërkim-shpëtimit të zhvilluar në lumin Lumbardh të Deçanit, ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçares Shyhrete Pajaziti, e cila ishte zhdukur disa ditë më parë.

Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të Gardës Kombëtare kanë vepruar në koordinim me Policia e Kosovës dhe autoritetet lokale, pas kërkesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së.

“Pas kërkimeve intensive, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të FSK-së kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit me inicialet SH.P.
Pas evakuimit të viktimës, trupi i pajetë iu dorëzua Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT