Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë mbështetje nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara për blerjen e helikopterëve.
Lidhur me këtë zhvillim ka folur eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, i cili e ka cilësuar lajmin si pozitiv, por ka ngritur dyshime mbi realizimin praktik të tij, njofton Klankosova.tv.
“SHBA e mbështet FSK-në që nga themelimi i saj, dhe kjo nuk është lajm i ri në kuptimin që ne nuk e dimë që SHBA i jep përkrahje FSK-së”.
Ky lajm mbetet pozitiv, por mbetet në suaza të një sinjali dhe mbështetje retorike, dhe nuk ka diçka praktike e cila është interes dhe dobi e Kosovës. Sikur të bleheshin, është avancim tejet i rëndësishëm, por është fjala vetëm për dhënien e një sinjali që ne mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Gecaj, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ai ka shtuar se për të realizuar një projekt të tillë duhet të merren parasysh kapacitetet financiare të Kosovës.
“Por shtrohet pyetja se cili është buxheti i shtetit tonë dhe mundësitë tona ekonomike për t’i blerë dhe mirëmbajtur këta helikopterë”.
Sepse janë shumë të kushtueshëm dhe vetëm mirëmbajtja e tyre kushton shumë. Dhe tani shfrytëzimi i këtij momenti për të deklaruar në publik se kemi sinjal prej SHBA-së, për blerjen e tyre kam frikë se mbetet në suazat e vetëm të kësaj deklarate pa arritur te momenti që do t’i shohim ata helikopterë”, ka shtuar Gecaj./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


