Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeFSK dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë bashkëpunimin ushtarak

FSK dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë bashkëpunimin ushtarak

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës nënkolonelin Mike Butler, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në takim u diskutua vazhdimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, me fokus në trajnime, stërvitje dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

Jashari falënderoi Butlerin për kontributin e tij, ndërsa ky i fundit vlerësoi profesionalizmin e FSK-së dhe progresin e saj.

Në shenjë mirënjohjeje, Butler u nderua me medaljen “Shërbim Vetëmohues” për kontributin e tij në zhvillimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT