Wednesday, June 17, 2026
spot_img
HomeLajmeFranca e nis me fitore Botërorin, e mposht Senegalin

Franca e nis me fitore Botërorin, e mposht Senegalin

Franca e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror.

“Gjelat” triumfuan 3:1 ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse në të dytën u shënuan plot katër.

Kylian Mbappe kaloi Francën në epërsi në minutën e 66-të të ndeshjes, pas asistimit fantastik nga Michael Olise.

Në minutën e 82-të, Bradley Barcola shënoi për 2:0.

E në minutat shtesë ndeshja u bë jashtëzakonisht dramatike.

Mbaye ngushtoi epërsinë në minutën e pestë shtesë.

Kurse, vetëm një minutë më vonë, Mbappe me gol spektakolar shënoi për epilogun përfundimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT