Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeFotoja e armës e nxjerr në telashe – i sekuestrohet pistoleta në...

Fotoja e armës e nxjerr në telashe – i sekuestrohet pistoleta në Podujevë

Një fotografi e shpërndarë ka çuar në ndërhyrjen e Policisë në Podujevë, ku një person është kapur me armë zjarri, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 30 prill 2026 rreth orës 12:30 në rrugën “Arbëria”, pasi njësia për menaxhimin e urdhëresave ka pranuar një foto ku shihej një person me pistoletë në dorë.

Pas verifikimeve të shpejta, hetuesit kanë identifikuar të dyshuarin Shashivar Selmanaj (66 vjeç) dhe kanë kryer kontroll-bastisje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • një pistoletë të tipit TT,
  • dy karikatorë,
  • dhe 17 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fotoja e armës e nxjerr në telashe – i sekuestrohet pistoleta në Podujevë appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT