Lista e futbollistëve kosovarë të ftuar për sfidat ndaj Islandës, u publikua sot.
Në mesin e emrave që trajneri Franco Foda do t’i ketë në dispozicion, nuk gjendet Edon Zhegrova, pasi po vuan ende nga dëmtimi, por aty s’është as mesfushori, Meriton Korenica.
Ky i fundit po kalon formë fantastike me skuadrën CFR Cluj në Rumani, ku vetëm në dhjetë paraqitjet e fundit, është shpallur tri herë lojtar i ndeshjes, raporton Klankosova.tv.
Ndërkohë në grumbullimin e marsit, risi janë tre futbollistë të rinj.
16 vjeçari Lirjon Abdullahu, është ‘surpriza’ e timonjerit të “Dardanëve”, kurse vend zuri edhe Vesel Dermaku.
E sa i përket Superligës së Kosovës, vetëm 20 vjeçari, Dion Gallapeni, do të jetë në dispozicion të teknikut gjerman për dy duelet e Ligës së Kombeve në “Play-Off”, ndaj Islandës.
Fituesi nga dy ballafaqimet e ndërsjella, ngjitet në Ligën B, për edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League, njofton Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e gazetarit Bleron Ajeti!
The post Foda s’e ftoi Meriton Korenicën, anise se futbollisti po shkëlqen te Cluj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


